fbpx

FOTO nga brenda spitaleve/ Manastirliu apelon serish: Jemi në shërbim 24 orë në ditë

Disa pamje nga brenda spitaleve të vendit janë publikuar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastriliu, në një postim në mediat sociale.

“Pas spitaleve të Tiranës, Durrësit, Shkodrës, edhe në spitalin rajonal të Vlorës janë forcuar kapacitetet me pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë për njësitë e terapisë intensive për t’ju përgjigjur çdo pacienti, që ka nevojë për kujdes semi-intensiv dhe intensiv.

👩🏻‍⚕️👨‍⚕️ Ekipet tona janë në shërbim të pacientëve, 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës. T’i ndihmojmë duke treguar kujdes individual: ↔️Distancim fizik 🧼 Zbatim i rregullave të higjenës 😷 Mbajtje e maskës #Bashkë kundër 🤜COVID19🤛”, shkruan ministrja.