FOTO/“Nihal” pozon me të birin dhe ndan një shqetësim që nuk habiti askënd

Pak muaj më parë aktorja shumë e famshme turke, Hazal Kaya u bë nënë për herë të parë. 29-vjeçarja solli në jetë një djalë nga martesa me producentin Ali Atay. Çifti i vendosën vogëlushit të tyre emrin Fikret dhe deri tani ia kanë ruajtur në maksimum privatësinë. Hazal Kaya poston shpesh foto me të birin por kujdeset të mos ja tregojë portetin.

Së fundmi aktorja ka postuar një foto ku shfaqet me Fikretin në kraharor dhe tregon një shqetësim të vogël që e kanë të gjithë nënat. “Mos e shikoni kështu të qetë, ka vjellë në flokët e mi”-shkruan Hazal Kaya.

Aktorja u bë e njohur në vendin tonë me rolet e saj në serialet “Maral” dhe “Dashuri e ndaluar” ku luante “Nihalin”. Aktualisht ajo i është përkushtuar familjes dhe nuk e ka bërë të ditur se kur do të rikthehet në ekran.