FOTO/“Njësoj si mami”, djali i Alfios dhe Fatmës ‘merr’ dhuratat e para pa ardhur ende në jetë

fatma.png

Moderatorja e ekranit e njohur për sportivitetin e saj , Fatma Methasani, është prej kohësh në pritje të ëmbël. Ajo dhe partneri i saj, Alfio Rotani do të bëhen prindër për herë të parë. Dyshja ka zbuluar edhe gjininë e bebes që do të vijë në jetë, i cili do të jetë djalë.

Me sa duket për vogëlushin kanë filluar të mbërrijnë dhuratat e para, pasi pritjes së ëmbël po i vjen fundi. Në mesin e dhuratave, ato që të tërheqin vëmendjen janë atletet ‘converse’, të cilat janë të preferuarat e Fatmës. “Pastaj si mami vet, me conversa”, shkruan Alfio. Me siguri, sapo vogëlushi të vijë në jetë, Fatma do ‘kujdeset’ t’i trashëgojë stilin e saj të veçantë dhe sportiv.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303