FOTO/Pas filmit ‘I Love Tropoja’, zbulohet projekti i radhës i Ermal Mamaqit

Ermal Mamaqi, producenti i filmit ‘I Love Tropoja’ që pritet të dalë në kinema më datë 29 janar ka zbuluar projektin e tij më të ri.

Ai i ka befasuar të gjithë pasi ka vendosur që për këtë film të realizojë edhe një dokumentar, i cili me siguri do të pritet me pa durim ashtu si dhe filmi.

Lajmin e ka dhënë vetë Ermali me anë të një postimi në “Instagram”. Ky dokumentar do të zbulojë çdo gjë rreth prapaskenave të filmit, do të transmetohen të gjitha gafat, skenat e prera, historitë që kanë shkaktuar të qeshura dhe sigurisht një intervistë e aktorëve.