fbpx

FOTO/Pas thashethemeve për ndarje nga Patrisi, Tuna vendos të tregojë të vërtetën

Tuna dhe Patris Berisha kanë qenë një nga çiftet më të komentuar të këtyre ditëve, për shkak të aludimeve të shumta të ndjekësve të tyre, të cilët kanë dyshuar se dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre. Këto u vu re se këngëtarja nuk e ndiqte më babain e djalit të saj, Tian, në rrjetet sociale, duke i shtuar edhe më shumë dyshimet.

Pas këtij momenti dhe një sërë reagimesh në rrjet, Tuna ka zgjedhur të publikojë një foto në ‘Instastory’ ku shfaqet me kunatën e saj, duke treguar se po e kalojnë bashkë fundjavën. Në këtë mënyrë ajo ka hedhur poshtë çdo lajm që ka qarkulluar në rrjet, ndonëse vendosi ta hiqte nga llogaria në ‘Instagram’ mbiemrin Berisha.