Foto per çdo muaj/Moderatorja shqiptare zbulon transformimin gjatë shtatzënisë

Moderatorja shumë e ëmbël e “Fun Day”, Fatma Methasani po i afrohet javëve të fundit të shtatzënisë.

Ajo dhe partneri i saj Alfio Rrotani po bëhen prindër për herë të parë.

Ndonëse në momentin që zbuloi lajmin e ëmbël për gjithë, moderatorja vazhdoi të postonte foto me barkun e rrumbullakosur në rrjete sociale, ky i fundit mund të jetë postimi më ëmbël që ajo ka bërë.

Në një kolazh, ajo ka vendosur një foto për çdo muaj të shtatzënisë, duke treguar kështu edhe transformimin e trupit të saj.

“9 muaj duke u përgatitur për të rënë në dashuri përjetësisht.” – shkruan ajo nën kolazhin që postoi.