fbpx

Përplasen kokë më kokë dy automjete në Elbasan

WhatsApp-Image-2019-02-11-at-08.51.47.jpeg

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Unazën e qytetit të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.

Mjetet e përfshira në aksident janë njëri tip ‘Suzuki’ dhe një tjetër tip ‘Mercedes’ e për pasojë kanë mbetur 2 persona të plagosur.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital dhe sipas bluzave të bardha nuk kanë asnjë rrezik për jetën.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të kryer verifikimet e nevojshme.

Kjo rrugë është bërë shpeshherë objekt aksidentesh të rënda, si pasojë e ekzistencës së shumë rrugëve dytësore.  (real-news.tv)

WhatsApp Image 2019-02-11 at 08.51.47 WhatsApp Image 2019-02-11 at 08.51.48 (1) WhatsApp Image 2019-02-11 at 08.51.48 WhatsApp Image 2019-02-11 at 08.51.49 WhatsApp Image 2019-02-11 at 08.51.50
<
>
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303