fbpx

Foto / Policia e Shtetit surprizon vogëlushin

policia-surpriza-kevin-1-e1546070475508.jpg

Një fëmijë i vogël në Bathore, i cili ka dëshirë të jetë pjesë e strukturave të uniformave blu në të ardhmen, ka marrë një suprizë të veçantë nga Policia e Shtetit.

Përmes një posti të shpërndarë në faqe zyrtare, Policia e Shtetit shprehet se tashmë drejtuesit e makinave duhet të bëjnë kujdes, pasi fëmija nga Bathorja me emrin Kevin do të monitorojë rregullat e qarkullimit duke mos kursyer edhe gjobat për shkelësit e ligjit.

Policia dhe Ministria e Brendshme kanë shpërndarë edhe dhurata për Kevinin, ndërsa për post lodrave si makina policie, atij iu dhurua edhe uniforma e Policisë së Shtetit së bashku me mjetet e tjera të patrullimit.

“Kevini është një djalë fantastik që jeton në Bathore, Tiranë dhe është polici më i ri në Shqipëri ? Bëni kujdes tani se Kevini është shumë i dashur dhe nëse shkelni rregullat e qarkullimit rrugor do ju gjobisë me plot dashuri dhe lumturi ? Falenderojmë Ministria e Brendshme dhe Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit që i realizuan dëshirën Kevinit ???? #PoliciaQeDuam #BehuBabagjyshi #BeSanta #BabagjyshiSekret #SecretSanta #Beso #Dhuro #Gezo #Lumturo #Frymezo”, thuhet në postimin e shpërndarë nga Policia e Shtetit. (real-news.tv)

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *