fbpx

Foto/ Shkoi të marrë një letër për makinën, por ç’pa Bino që e shqetësoi aq shumë?

Përgjegjësja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, ka publikuar pak më parë një foto për të cilën shprehet tejet e shqetësuar.

Bino ka shkuar të marrë një letër për makinën por qytetarët janë në radhë në grumbull, pa respektuar aspak distancimin social, që është një nga rregullat kyçe për të shmangur përhapjen e Covid.

“Me marrë një letër të makinës që në pikë të mëngjesit. Rregullat e distancimit siç e shifni”, shkruan Bino.