FOTO/Si u dobësuan pas shtatzënisë? Super mamatë ‘VIP’ na tregojnë sekretin e tyre

Ëndrra e çdo femre është të hajë dhe mos shëndoshet. Lufta me dëshirat për të ngrënë dhe me humbjen e kilogramëve të tepër bëhet edhe më e madhe sidomos pas shtatzënisë. Trupi pëson ndryshime të mëdha të shoqëron dhe frika se a do te kthehet trupi në gjendjen e mëparshme. Por si ja kanë dalë yjet shqiptare që të ruajnë linjat e tyre perfekte pas lindjes së bebave të tyre?

Jonida Maliqi. Këngëtarja Jonida Maliqi ndonëse gjatë shtatzënisë së saj shtoi 20 kilogram, shumë shpejt arriti të rikthejë linjat perfekte trupore. Ajo ka rrëfyer se ka ngrënë çdo ushqim, madje dhe ato që më parë i konsideronte të ndaluara. Por si i hoqi ajo kilogramët e tepërt? “Fillimisht morra një step dhe ushtrohesh 30 minuta çdo ditë. Pastaj lexova librin e dietologut të madh Dukan dhe në bazë të këshillave të tij humba 20 kilogramë. Pastaj ishe ime motër që më këshilloi një dietë me antioksidantë, që përmbanin kryesisht perimet dhe në këtë mënyrë arrita peshën time ideale. Mjafton vetëm pak sport dhe vullnet mbi të gjitha që të gjesh vullnetin tënd. Gjithashtu edhe shëtitjet me karrocë më mbajtën shumë në formë”, ka Jonida aso kohe.

Çiljeta Xhilaga gjithashtu morri shumë peshë gjatë shtatzënisë. Këngëtarja ka thënë se palestra non-stop dhe regjimi ushqimor e kanë ndihmuar të kthejë linjat trupore pas lindjes. “Jam përpjekur të reduktoj bukën dhe brumërat duke bërë pjesë të menysë sime më shumë produkte toke”, ka thënë Çiljeta.

Adelina Ismaili është dalluar gjithmonë për format e saj seksi, por gjatë shtatzënisë nuk mundi ti shpëtonte shtimit në peshë. Ajo shtoi plot 37 kilogramë, ndërsa pak kohë pas ardhjes në jetë të Uliksit i humbi sërish ato. Këngëtarja i humbi kilogramët vetëm me dietë dhe me sport. Gjithashtu ajo ka treguar se pas muajit të katërt, Uliksi e ka lodhur shumë dhe kështu ka filluar të humbë pak nga pak kilogramët e tepërt.

Suada Sherifi vetëm 11 ditë pas lindjes së vajzës së saj Dezi ka postuar në “Instagram” një foto ku thotë se ka veshur të njëjtin fustan që ka veshur para se të ngelej shtatzënë. Na ka habitur me pamjen e saj të gjithëve. Por si arriti Suada ti rifitoj linjat kaq shpejt? “E vërteta fare është që, përveç një regjimi që unë e kam mbajtur edhe gjatë shtatzënisë, që konsiston në një dietë të shëndetshme, unë ushtrohem në palestër 2-3 herë në javë. Një faktor kyç është geni dhe metabolizmi. Plus vite të tëra që kam luajtur basketboll, janë një ndihmë shumë e madhe për t’u rikthyer në formë”, ka rrëfyer Suada.

Soni Malaj është nënë e një vajze, Annës. Palestra është kthyer në një fiksim të jetës për të. Por përveç kësaj, Soni ka edhe një sekret tjetër që e mban në formë, pi 4 litra ujë në ditë. Ajo ka treguar se ha shumë vakte gjatë ditës që përmbajnë më së shumti proteina, gjë që e ndihmon në krijimin e muskujve të barkut.

Ledina Çelo është gjithashtu nënë e dy fëmijëve. Këngëtarja simpatike na ka habitur gjithmonë me linjat e saja perfekte. Ajo gjithmonë ka thënë se ka një fizik kaq të përsosur falë genit dhe kujdesit të madh ndaj ushqimit. Gjithashtu edhe joga e pa ta cilës është e pasionuar e ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë

Nora Istrefi pasi lindi Renen iu kthye regjimit të saj të përhershëm, stërvitje në palestër, rregullisht. E motivuar edhe nga i shoqi, Roberti, Nora e ruan prej kohësh këtë zakon, madje edhe gjatë shtatzënisë, nuk ka reshtur së ushtruari. Sa për dietën ajo është shprehur se mundohet të shmangë ëmbëlsirat, karbohidratet dhe të konsumojë më tepër proteina, si mishi i pulës.