Foto të frikshme/ Brataj publikon pamjet e rënda: Ja ç’i bën COVID-i pacientëvve

skender-brataj.jpg

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka zgjedhur që këtë herë apelin e tij ta japë duke publikuar disa foto të rënda, me njerëz të cilët kanë sëmundje të ndryshme si fruthi apo rubeola apo murtaja.

Sipas tij koronavirusi nuk shfaqet me shenja që vihen re, nuk le shenja të dukshme në trup si ndodh me murtajën, apo sëmundje të tjera ekzantemike, por ai shkakton dëmtime në mushkëri, të cilat sytë nuk i shohin dot.

“Por të gjithë kanë parë fotot e arkivoleve të grumbulluara në dhomat e morgut të spitaleve, apo radhët e kamionave me arkivolë dhe askush nuk mund ti harrojë ato.

Po sikur ky virus të linte shenja të dukshme si Murtaja, Lia, Rubeola Fruthi si do të silleshim? A do tu afroheshim njerëzve të infektuar me Covid-19? A do ta përdornim maskën dhe distancën?

Sigurisht që po, do të zbatonim dhe do të dëbonim këdo me shenja të dukshme, ndoshta edhe me mënyra shumë agresive! Nëse duam të kujtohemi se çfarë rrezikojmë, atëherë vendosni një imazh të një skaneri pulmonar ku të doni, në zyrë, në banesë, në punë dhe kujtohuni se çfarë mund tju shkaktoj kjo sëmundje! Çfarë kanë shkaktuar këto sëmundje njerëzimit në historinë humane duhet ta kujtojmë gjithmonë, në çdo moment!”, shkruan ndër të tjera Brataj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303