fbpx

FOTO  të frikshme/ Kamioni i mbushur me ushqime përmbyset në mes të rrugës

Një aksident vërtet shumë i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan- Peqin. Një kamion i tonazhit të rëndë është përmbysur në rrugë, duke lënë të plagosur rëndë shoferin.

Kamioni me targa maqedonase ka qenë i ngarkuar me ushqime dhe nga batimi i mjetit, ngarkesa ushqimore është shpërndarë nëpër rrugë.

Shkak për këtë aksident dyshohet se është bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe përgjumja e drejtuesit të mjetit.

Pamjet e mëposhtme janë përcjellë nga abcneës.