fbpx

FOTO/Vetëm pak ditë pas lindjes Fatma Methasani del në publik, ja si duket moderatorja

auto_CCB20EF9-3C9E-4D05-8D0F-95DDDB5088411564654844.jpeg

Vetëm pak ditë më parë moderatorja e njohur e InTv, Fatma Methasani dhe partneri i saj Alfio janë bërë prindër për herë të parë.

Në jetë erdhi një vogëlush, të cilin çifti vendosi ta pagëzojë me emrin Noah.

Pas lindjes së Noah, Alfio  i është kthyer punës dhe së fundmi ka hapur shkollën e tij të gatimit.

Në ditën e hapjes ai ka pasur të ftuar personazhe të njohur dhe sigurisht në të nuk mund të mungonte Fatma.

Vetëm pak ditë pas lindjes, moderatorja ka bërë daljen e parë publike dhe me anë të fotove në Instagram duket se është rikthyer në formë.

Në përshkrimin e fotove ajo i bën edhe një dedikim special Alfios.

“Babi Alfio, tani jemi dy që duartrokasim dhe krenohemi me sukseset e tua! E adhuroj aftësinë tënde për të bërë gjërat që do dhe për t’i bërë gjithmonë perfekt! Të duam kampion! Suksese”, shkruan moderatorja.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303