fbpx

Foto/ Vrau me thikë në zemër babanë e 2 fëmijëve, kush është autori?

Policia e Durrësit ka arrestuar Arbër Kotajn, i cili qëlloi me thikë në zemër, 33-vjeçarin Idajet Dulla, i cili ndërroi jetë.

Kujtojmë se Kotaj është djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kotaj, i cili favorizoi lirimin e Lul Berishës nga burgu dhe në arrestua në vitin 2016, me kërkesë të prokurorisë për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

NJOFTIMI I PLOTE:

Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur, organizoi punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bëri të mundur zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., 26 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin I.D., 33 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. (E.K/Faxëeb.al)