Foto/ Xhensila Myrtezaj ndryshon look, ja si duket këngëtarja

Mesa duket, këngëtarja Xhensila Myrtezaj është ‘mërzitur’ nga flokët e gjatë dhe pasi u kthye në brune, vendosi të bëjë një tjetër ndryshim në look-un e saj.

Ajo i preu flokët shkurt deri tek supet, ndërsa pamjen e re na e tregoi në një pozë me Besin në Instagram.

Këngëtarja pozoi me bashkëshortin në avion, ndërsa vëmendjen na e tërhoqën flokët e shkurtër.

Ndjekësit e vunë re menjëherë ndryshimin e Xhensilës, duke e komplimentuar për pamjen e re që i shkon shumë!

“Kur ti i thua, rri pak serioz!
Ai te pergjigjet, ke n’gatrru adres. 😂”- shkruan këngëtarja krahas pozës me Besin, ku të dy shohin njëri-tjetrin në sy.

Po ju si ju duket Xhensila me look-un e ri?