fbpx

Foto/Zaimina tregon marrëdhënien e vërtetë me vajzat e burrit

Capture-49.png

Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari, përveç se një biznesmene, tashmë është dhe një nënë dhe bashkëshorte e përkushtuar.

Ajo kalon gjithë ditën me vogëlushen e saj Khloe dhe shpeshherë ndan me ndjekësit foto apo video të saj. Zaimina ka treguar gjithmonë se edhe marrëdhënia e saj me vajzat e bashkëshortit, Klodianit, është shumë e mirë dhe herë pas herë ajo, Khloe dhe motrat e saj kalojnë kohë bashkë.

Sot, këngëtarja shqiptare ka publikuar një foto ku vajza e saj dhe vajza e Klodianit qëndrojnë krah njëra-tjetrës, veshur me pothuajse të njëjtin model fustani, të dyja me ngjyrë rozë. Zaimina i ka krahasuar dy motrat me dy princesha, ndërsa lidhjen e tyre si një marrëdhënie për t’u pasur zili.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303