18.5 C
Tirana
E martë, 21 Maj, 2024

TË FUNDIT

FOTO / Zbulohen torturat e tmerrshme që i përdorin forcat nigeriane

spot_img

Një rrjet i gazetarëve të BBC-së ka grumbulluar pamje dhe dëshmi për dhunën dhe torturën e tmerrshme që i ushtrojnë disa grupe të policisë dhe ushtrisë në Nigeri.

Sipas ligjit, tortura është ilegale në Nigeri. Megjithatë, pamjet e publikuara në rrjetet sociale dëshmojnë se një lloj i veçantë i torturës, i njohur si teknika “tabay”, përdoret shumë gjatë procesit të marrjes në pyetje të personave të arrestuar, përfshirë edhe të rinjtë dhe fëmijët.

Nuk dihet pse autoritetet nuk kanë marrë masa ndaj pjesëtarëve që shihen duke kryer tortura në këto pamje. Në vitin 2014, u raportuar se një zyrtar i lartë policor ishte përfshirë në torturimin e një djali, i cili më vonë kishte vdekur nga lëndimet.

Sipas kësaj teknike të torturimit, viktimës i lidhen duart në bërryla dhe pastaj i bëhen bashkë me këmbët nga pjesa e pasme. Këta persona pastaj mund të lidhen në shtylla të vendosura horizontalisht për ta ndier peshën e tërë trupit. Disa vendosen edhe pranë zjarrit.

Përpos kësaj forme, viktimave nganjëherë u vendosen tulla ose objekte të tjera të rënda në shpinë për t’ua shtuar dhimbjet.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat