FOTOGALERI/ “U kry”, Kryeministri Rama publikon fotot e Stadiumit të ri Kombëtar

Stadiumi i ri Kombëtar ka përfunduar dhe u inagurua të dielën e kaluar me një ndeshje të Kampionatit të Femrave. Sot, kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë në rrjetin social ‘Facebook’ foto të stadiumit ‘Air Albania’.

Kreu i qeverisë i ka quajtur të përfunduara punimet në impiantin më të ri të futbollit, i cili mbrëmjen e së dielës do të presë kampionët e botës në fuqi për ta përuruar zyrtarisht.

Rama shkruan se ndërtimi i stadiumit “U krye”, kurse shton se atë do ta gëzojnë brezat.

Stadiumi i ri mori certifikimin ditët e fundit nga inspektorët e UEFA dhe është krahasuar nga disa media italiane me stadiumet më në zë në botë si “Wembley” dhe “Bombonera”.