Fotoja prekëse, qeni i Emiliano Sala i jep lamtumirën të zotit

Futbollisti Emiliano Sala humbi jetën si pasojë e aksidentit ajror para pak javësh, ku ditën e shtunë iu dha lamtumira e fundit.

Trupi i pajetë i futbollistit argjentinas ka qëndruar në një morg në Buenos Aires, ku më pas homazhet u realizuan në qendrën stërvitore të San Martin.

Një foto e qenit të Emiliano Sala ka bërë xhiron e botës duke qarkulluar në shumë rrjete sociale.

Ka qenë motra e futbollistit të ndjerë që ka publikuar foton e qenit të Sala, teksa priste të zotin e tij te dera e shtëpisë.

Mësohet se qeni ka qëndruar për shumë orë te dera e qendrës stërvitore përpara zhvillimit të ceremonisë mortore./real-news.tv