fbpx

(FOTO)Ky është shoferi nga Kosova që humbi jetën nga aksidenti në Kroaci

shoferi.jpg

Personi që shihni në foto është Naser Sylëmetaj, shoferi që mbeti i vdekur në vend ditën e sotme gjatë aksidentit tragjik të ndodhur në Kroaci, ku humbën jetën edhe 9 pasagjerë të tjerë dhe mbetën të plagosur 45 persona.

Mësohet se shoferi Sylëmetaj kishte drejtuar autobusin deri gjysmë ore para se të ndodhte aksidenti dhe pasi pushuan në një bar-kafe, drejtimin e mori një tjetër shofer, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Ky i fundit, dyshohet se ka qenë i përgjumur në timon dhe ka humbur kontrollin, duke bërë që autobuzi me 60 emigrantë nga Kosova të dalë jashtë autostradës, me pasoja fatale.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303