FOTOT/ Artistja krijon linjën me emrin “Kosova”/ Serbët shpërthejnë me shprehje raciste

Make-up artistja me origjinë shqiptare Foinika Kay është vënë nën shënjestrën e mediave serbe. Foinika sapo ka publikuar linjën e saj më të re të qerpikëve të cilën e ka quajtur ”Kosova”.

Kjo gjë ka irrituar serbët të cilët kanë komentuar në postimin e saj në Instagram shprehje si Kosova është Serbi ose RS ( Republika e Serbisë).

Foinika është vënë edhe në fokus të shkrimeve nga media serbe.

25-vjeçarja e lindur në New York ka origjinë shqiptare, të cilën e reklamon shpeshherë, përshembull duke krijuar edhe look të përshtatur për festat e pavarësisë dhe të flamurit.