fbpx

FOTOT/ Aventura e parë e ambasadorit të ri të BE-së në Shqipëri, Soreca

 

Është një ambasador i ri në Shqipëri dhe ende nuk i ka filluar mesazhet e tij politike apo që të futet në qendër të debatit të nxehtë politik në vend.

Si fillim ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, preferon aventura të tjera. Edhe ai ka rënë pre e tundimit të kanioneve madhështore të Osumit, bukurive të tyre dhe ka ndërmarrë aventurën e rrezikshme për t’i njohur nga afër, siç kanë bërë dhe disa ambasadorë të tjerë në Shqipëri.

“Marshimi në kanionin e Osumit është një përvojë e mahnitshme. Shumë falenderime për Albania Rafting Group dhe për promovimin e vizitave në këtë thesar shqiptar. Kjo dhe bukuri të tjera natyrore në Shqipëri duhet të mbrohen përmes turizmit të qëndrueshëm natyror, si dhe ruajtjes së mjedisit”, ka shkruar ambasadori në Twitter.

1 2 3 4 5 6 7 8
<
>

Lër një koment