Pak më parë një ngjarje e rëndë ndodhi në Roskovec, ku 25-vjeçari goditi për vdekje me shkop babanë e tij.
Ka dalë foto e Erdis Rapit, që qëlloi me sende të forta babanë e tij, duke i shkaktuar atij vdekjen.
Sherri si fillim mes 25-vjeçarit dhe babait të tij, Dhori Rapi, ka qenë me fjalë e më pas ka nisur me konfrontim fizik.
Pasi e ka qëlluar me grushte disa herë, i riu e ka goditur 52-vjeçarin me një shkop, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Kuçi raporton se të dy, babë e bir vuanin nga probleme të shëndetit mendor.
<
►
>