Stadiumi ‘Qemal Stafa’ filloi së ndërtuari në vitin 1939, pak më shumë se një vit nga pushtimi i vendit nga fashistët italianë.
Përfundimi i punimeve në vitin 1946 u inaugurua nga ndeshja e parë e Kampionatit Ballkanik të Futbollit mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, e fituar nga kjo e fundit me rezultatin 3-2.
Ministri i jashtëm italian, Galazzo Ciano vendosi gurin e parë sipas projektit të arkitektit Gerardo Bozio. U parashikua që të kishte 13 mijë vende si kapacitet ndërkohë që kryeqyteti kishte 60 mijë banorë.
Qemal Stafa ka qenë ‘shtëpia’ e kombëtares kuqezi për gati 60 vjet, ku emocionet dhe krenaria kombëtare ka qenë e pafund.
Mbylli dyert më 20 maj 2016 për t’iu nënshtruar shkatërrimit në qershor 2016, duke i hapur rrugën ndërtimit të ‘Arenës Kombëtare’.