fbpx

FOTOT e skandalit/ Për ‘Google Maps’ Shqipëria laget vetëm nga një det, Adriatiku deri në Sarandë

Google Maps është ndoshta mjeti më i dobishëm për të kërkuar informacione gjeografike. Të paktën mjeti ku të gjithë njerëzit, sidomos rinia, shikojnë dhe marrin informacionin për globin.

Sidoqoftë, gjatë eksplorimit tuaj të globit virtual  mund të hasen edhe gjëra të çuditshme për të cilat kurrë nuk keni menduar.

Dhe një prej këtyre gjërave është denoncuar në real-neës.tv nga një ndjekës i medias sonë dhe bëhet fjalë për një denoncim të një skandali.

Sicc mund ta shihni edhe në fotot e dërguara në redaksinë tonë për “Google Maps” deti Adriatik shkon deri në Sarandë. Deti Jon lag vetëm Greqinë.

Nuk e dimë a është për të qeshur a për të qarë një gafë e tillë. Mos vallë qarqe të ndryshme antishqiptare dezinformojnë për Shqipërinë dhe territorin e saj?