Fotot/ Gjendet koka, ja si ishte ujku në epokën e akullnajave

Një zbulim mahnitës është bërë nga shkencëtarët kohët e fundit në rajonin e  Yakutia në Siberi.

Ata kanë gjetur kokën e një ujku të madh, i cili ka jetuar në epokën e akullnajave. Kafsha e egër ka ende dhëmbë dhe lëkura është e mbuluar nga qimet, sikur të kishte ngordhur dy ditë më parë.

Nga studimet e kryera rezulton se kafsha ka jetuar rreth 40 mijë vite më parë.  “Ky është një zbulim unik i mbetjeve të para të një ujku të ngordhur ku indet e tij janë ruajtur plotësisht. Ne do ta krahasojmë atë me ujqërit e sotëm, për të kuptuar se si ka evoluar kjo specie dhe do të rindërtojmë pamjen e tij”, ka deklaruar shkencëtari rus, Dr Albert Protopopov. /real-news.tv/

2 3 4 5 6 7
<
>