fbpx

FOTOT/ Hajdari kalon Fitër Bajramin me banorët e Floqit

61946573_1022519088092576_3541607041321664512_n.jpg

Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari, ka zgjedhur ta kalojë ditën e Fitër Bajramit me banorët e fshatit Floq, në Korçë, të cilët janë prekur rëndë nga tërmetet e ditëve të fundit. Hajdari ka publikuar disa foto nga vizita e sotme, ku shprehet se frika nga përsëritja e tërmeteve ka kapluar çdo njërin prej tyre.

“Sot ditën e Fitër Bajramit e kalova me banorët e fshatit Floq, në Korçë, të cilët janë prekur rëndë nga tërmetet e ditëve të fundit. Frika nga përsëritja e tërmeteve ka kapluar çdo njërin prej tyre. Banesat e tyre janë shembur dhe janë të pabanueshme, duke i lënë banorët në qiell të hapur.

Ndërsa flet me banorët, kupton që halli i tyre nuk janë vetëm shtëpitë që iu shembën nga tërmetet. Në fakt, ata kanë qenë në harresë nga shteti prej kohësh. Duhej të ndodhte një fatkeqësi natyrore që banorët e fshatit Floq të ishin në vëmendjen e qeverisë. Papunësia, varfëria, mungesa e aksesit në shërbime publike janë vetëm disa nga problemet me të cilat këta banorë përballen çdo ditë. E përpos këtyre, tani s’kanë as çati mbi kokë. Ndërhyrja duhet jo vetëm në rindërtimin e shtëpive të tyre, por sidomos në rindërtimin e jetëve të tyre, të lëna në harresë nga keqqeverisja”, shkruan Hajdari në Facebook. /real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303