FOTOT/ Ja si bëheshin reklamat në periudhën mbretërore në Shqipëri

Marketingu sot është një mjet i domosdoshëm për shkak të shumëllojshmërisë së produkteve që ka në treg. Në ditët e sotme nuk të bën përshtypje më një reklamë, sepse të tilla shohim në çdo moment. Por në periudhën mbretërore në Shqipëri, ishte ndryshe. Ato ishin të pakta, ndaj edhe impakti ishte më i fortë. Të thjeshta, me pak fjalë, me një përshkim të detajuar të produktit, shumë ndryshe nga sot. Produktet që reklamoheshin ishin që nga pijet, parukeritë, parfumet, rrobaqepësitë deri te fabrikat. Dritare.net ka siguruar disa foto se si realizohej marketingu në vitet ’34-’36.

Sapun

Fotoja e mësipërme reklamon sapunin francez. Me një përshkrim të thjeshtë, me foto pa ngjyra, Parisiana është një sapun francez që përshkruhet kështu:

“Kualitet i lartë, erë e këndshme, sapun shumë i mirë me çmim ekonomik dhe gjendet kudo”. Ju kanë hasur sytë më reklama të tilla për sapunë? Nuk besojmë.

Parukeri

Një ndër reklamat më të shpeshta që na hasin sytë sot janë ato për parukeritë dhe produktet kozmetike. Por një tillë jemi të sigurt që nuk ua ka hasur syri. “Nëse doni që t’i kini të bukura flokët, jua siguron J.Gorishti. Dallgët dhe buklat natyrale jepen me anë të shpikjes shkencore më të re që është permanenteja UNIC”.

Makarona

“Fabrika e makaronave Tahir Beshiri i konkurron pa fjalë makaronat e huaja”.

Shtëpi shërimi

Shtëpia e shërimit, Evangjelistria, ka një publicitet të veçantë. Si fillim fokusi i është dhënë ambientit dhe më pas shërbimit.

“Me pamje të bukur nga ana e detit, ky pallat ka sallane të së parës, së dytës dhe së tretës klasë për të sëmurët dhe për çdo lloj sëmundjesh.

Peshk

Sot marketerët më të mëdhenj, vuajnë për slogane të shkurtra, me dy fjalë dhe goditës. Fiks si ky rast. “Peshku, ushqim për trup dhe ushqim për tru”, shkruhet ne këtë reklamë. / dritare.net