fbpx

Fotot në NY që bën xhiron e rrjetit, Rama sqaron: Nuk isha as te Gucci, e as te Çuçi por…

Rama-4-770x450.jpg

Kryeministri Rama ka dhënë një përgjigje lidhur me fotot e shkrepura në New York, ku u tha se po shëtiste dyqaneve kur pritej që të zhvillonte një takim për vaksinën anti-covid me CEO-n e Pfizer.

Ai shtoi se nuk ishte fotografuar në asnjë dyqan markash, por në një dyqan bojërash.

“Për pazarin tim meqë më keni parë duke bërë pazar në Amerikë. Kemi shkuar në New York 3 ditë para takimit se rregulli i shtetit të New York është karantinim 3 ditë para se të dalësh e të bësh ca ke për të bërë. Shkova tre ditë para , me mirëkuptimin e tyre nuk ishim komplet të burgosur, por s’më keni parë as tek Gucci as tek Çuçi, kam bërë foto në një dyqan bojërash kancelarie, edhe sikur te isha në dyqan tjetër nuk do ishte ndonjë krim”,- tha ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303