FOTOT/ Në Shkodër një makinë merr flakë në ecje

Një makinë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus. Makina tip “Benz” me targë AA 100 NL ka qenë në ecje kur ka nisur të nxjerrë tym e flakë.

Zjarrfikëset pasi kanë marrë njoftimin kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Nga raportimet paraprake dyshohet se flakët kanë ardhur pas një defekti teknik. Zjarrfikëset dhe policia po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lër një koment