Fotot nudo të princeshë Dianës, skandali që ‘torturoi’ princin

Në vitin 1996 u publikuan disa foto nudo të princeshë Dianës dhe kjo gjë krijoi një skandal. Një nga personat  që e përjetoi më keq këtë situatë ishte djali i saj i madh, Princ William, i cili në atë kohë ishte 14 vjeç. Botuesi i ‘Vogue’ Nicholas Coleridge, në një libër ku përmblidhen kujtimet e tij, tregon edhe bisedën me Princeshë Dianën.

Ajo e vizitoi atë për një drekë në Shtëpinë Vogue pas skandalit të fotografisë dhe i tregoi se William, ishte i shqetësuar.

‘Ai ishte aq i mërzitur. Ai tha që disa nga djemtë po e ngacmonin duke thënë se gjinjtë e mi ishin shumë të vegjël”, ishin fjalët e Dianës.

Të njëjtën situatë të pakëndshme Prince William e përjetoi edhe në vitin 2017 me fotot nudo të bashkëshortes së tij.

Ai kërkoi kompensim prej 1.3 milion £ për fotot nudo të Kate Middleton, të cilat u botuan në revistën Franceze Closer në 2012.

/real-news.tv/