fbpx

FOTOT/ Rama përgëzon Elbasanin: Deri dje vetëm makinat mund të vrisnin, sot edhe…

Kryeministri Edi Rama ka përgezon punën e Bashkisë së Elbasanit, duke publikuar disa foto nga ky qytet.

Rama tregon pamjet para bizneseve ku janë bërë pika në trotuar për të treguar qytetarëve që duhet të qëndrojnë mbi to dhe të ruajnë distancën nga njëri-tjetri.

“🔴 PËRGËZIME BASHKISË ELBASAN👍 *ky do të jetë standarti kudo dhe pikat e verdha do të bëhen si vijat e bardha a si semaforët, me detyrimin për t’i respektuar të gjithë dhe masat ndëshkimore për shkeljen e tyre

*deri dje vetëm automjetet mund të plagosnin e vrisnin njerëz, sot edhe këmbësorët janë rrezik për njëri-tjetrin, prandaj deri nesër, kur bota të rikthehet në normalitet, na duhet të bashkëjetojmë me rregulla që deri dje as nuk i ka imagjinuar dot askush”, shkruan Rama.