FOTOT/ Sherr në mes të Prishtinës, ndërron jetë një person

Një person ka mbetur i vdekur pas një sherri me persona të tjerë në nënkalimin e rrugës ‘Bill Klinton’ në Prishtinë.

Mediat lokale atje raportojnë se policia ka marrë informacion për një sherr te nënkalimi por kur kanë shkuar kanë gjetur një burrë të plagosur, i cili pavarësisht se është dërguar me urgjencë në spital nuk ka mundur të qëndrojë në jetë.

Deri tani nuk raportohen të dhëna të tjerë në lidhje me rastin, ndërkohë që policia vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.