FOTOT/ Skandali, Forcat Speciale greke shfaqen në Bularat

Ditën e sotme në Bularat të Gjirokastrës është zhvilluar një meshë për ekstremistin e vrarë para një jave, Kostandinos Kacifa.

Por ka qenë historiani Arben Llalla ai që ka denoncuar atë që përbën një skandal të  vërtetë.

Përmes një postimi në Facebook, Llalla thotë se gjatë meshës së mbajtur sot janë parë njerëz të ardhur nga Greqia me veshje të forcave speciale të ushtrisë greke.

“Sot në kishën e Bularatit janë parë njerëz të ardhur nga Greqia me veshje të forcave speciale të ushtrisë greke. Njeriu me bluzë të zezë është njeri nga forcat greke…”- thotë Arben Llalla.

Lër një koment