Mijëra qytetarë janë drejtuar në Tiranë për të marrë pjesë në protestën kombëtare të opozitës. Partia Demokratike raporton se nga rrethet pritet një numër rekord të qytetarëve që do të marrin pjesë në protestën e orës 20:00, para kryeministrisë.
Institucionet kanë marrë masa ekstreme në lidhje me këtë protestë. Sicc mund ta shihni në fotot e mëposhtme telat me gjemba kanë rrethuar institucionet kryesore në vend.
Policia ka ngritur postoblloqe në gjithë hyrjet e Tiranës. Qindra forca policore janë vendosur që në orët e para të mëngjesit në zonën ku do të zhvillohet protesta. /real-news.tv/