fbpx

(FOTOT) Vdiq nga koronavirusi, serbët në radhë për të puthur trupin e pajetë të Patriarkut

Pamje të pabesueshme vijnë nga Beogradi nga kisha, ku u bënë homazhe për patriarkun serb Irinej, i cili vdiq si pasojë e komplikacioneve të koronavirusit. Por pavarësisht kësaj, homazhet u shndërruan në një pelegrinazh masiv popullor.

Çdo gjë u zhvillua në Sant Sava në kryeqytetin serb ku besimtarë të shumtë nxituan t’i japin lamtumirën Irinej.

Dhe pse autoritetet serbe apeluan që pjesëmarrësit të respektonin masat e sigurisë, pamjet tregojnë qartë që aty nuk pati asnjë distancim. Besimtarët puthnin pjesën prej xhami të arkivolit mbi fytyrën e patriarkut, por kishte dhe nga ata që përfituan nga një pjesë e lënë hapur, për të prekur trupin e pajetë. Pjesa më e madhe nuk kishin as maska.

Por dhe jashtë kishës kishte shumë besimtarë, pjesa më e madhe e të cilëve pa maska.

Patriarku Irinej rezultoi pozitiv me koronavirus në 4 nëntor dhe u shtrua në një spital ushtarak në Beograd po atë ditë. Shëndeti i tij u përkeqësua ndjeshëm në 18 nëntor dhe dy ditë më pas ndërroi jetë.