(FOTO+VIDEO) Ekzekutohet 21-vjeçarja, “koka” e bandës që vrau 13 policët në Meksikë

Ekzekutohet 21-vjeçarja koka e bandës, Maria Guadalupe Lopez Esquivel e njohur me emrin “La Catrina” është rrahur barbarisht, shkruajnë mediat e huaja.

21- vjeçarja në tetor të 2019, vrau 13 oficerë policie, ngjarje kjo që tronditi mbarë opinionin publik. Ajo ishte përfshirë në një sulm kundër ushtrisë dhe policisë në La Bocanda, një qytet në shtetin qendror të Michoacán.

Mësohet se fillimisht nuk është zbuluar identiteti i gruas së vrarë. Por ajo që e beri atë të dallueshme dhe të kuptohej se bëhet fjalë për të njëjtën vajzë që vrau 13 policët, ishte tatuazhi i saj në kofshë.

Në foto dhe video 21-vjeçarja duket e gjakosur dhe e rrahur barbarisht. Humbja e gjakut dhe plagët e marra e kanë bërë atë të humbasë jetën.