fbpx

“Fqinjin nuk e zgjedh dot”! A do ngre padia Shqipëria ndaj Serbisë për gjenocidin? Përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me homologun nga Kosova, Avdullah Hotin ka folur edhe për gjenocidin në Kosovë nga Serbia. Ai mohoi mundësinë e një padie nga Shqipëria ndaj Serbisë.

“Ne jemi një komb një familje, por jetojmë në dy shtete e dy shtëpi të ndryshme, dhe mesa unë di një shtet nuk mund të bëjë padi për një shtet tjetër në kuptimin në emër të një shteti tjetër”.- tha Rama.

Por më tej, ai tha se fqinjin nuk e zgjedh dot, por e ke aty.

”Është proces i pashmangshëm, fqinjin nuk e zgjedh e ke aty, e kur zgjedh të lësh armët duhet të bësh cmos të gjesh paqen jo për fqinjin por për fëmijët e tu, por edhe sepse në një proces si ky, duhet bërë pyetja, sot cfarë duhet të presim ne? Shqiptarët në vitet e fundit, s’kanë qenë kurrë më mirë se sa në gjithë historinë e tyre. Kjo është e vërteta. Kemi dy shtete, jemi një rast unikal, por nga ana tjetër sa më shumë sfida e paqes komplikohet dhe e qeverisjes, aq më shumë shohim të prevalojnë instiktet dhe metodat e vjetra që në historinë tonë na kanë shkatërruar gjithmonë, të sherrnajës e ndasisë mes vedi dhe kur vjen fjala për një interes të madh kombëtar e strategjik.”- shtoi kryeministri.