Ambasadori i Francës në Itali pritet të ri-kthehet në Romë ditën e sotme.
Ai u ftua në Paris më 7 shkurt, pas një sërë kritikash që politikanët italianë bënë në drejtim të Francës.
Ky vendim njëherësh ka qenë i pari i llojit të tillë, që Franca e thërret të dërguarin e saj nga Roma, që prej kohës së Luftës së Dytë Botërore.
“Franca ka qenë, për disa muaj shënjestër e sulmeve të pabaza dhe deklaratave të turpshme”, pati thënë ministria e Jashtme e Francës.
Në muajin janar kryeministri italian, Giuseppe Conte, akuzoi Francën dhe Gjermaninë se po përdorin një retorikë boshe pro-evropiane, ndërkohë që po ndjekin interesat e tyre kombëtare ku janë në pyetje çështjet e emigracionit, industrisë dhe diplomacisë ndërkombëtare.
Ministrja për Çështjet Europiane, Nathalie Loiseau, tha se presidenti italian Sergio Mattarella telefonoi presidentin francez, Emmanuel Macron dhe se ata diskutuan “sa e rëndësishme është miqësia midis Francës dhe Italisë, dhe sa shumë nevojë kanë vendet për njëra tjetrën”
Franca tërhoqi Masset nga Italia më 7 shkurt, si shenjë proteste ndaj ndërhyrjes italiane në politikën e brendshme franceze, pasi kryeministri italian Luigi Di Maio u takua me një grup të jelekverdhëve./real-news.tv/