Franca feston Ditën e Bastijës

Për Francën, 14 korriku simbolizon ditën e unitetit të popullit francez, festën e pavarësisë, njëkohësisht e njohur edhe si dita e Bastijes. Këtë vit, vendi feston përvjetorin e 230 të pavarësisë me paradën që tashmë është kthyer në një traditë.

Parada ushtarake u zhvillua në “Champs Elysees”, pjesë e së cilës janë forca ushtarake detare, tokësore dhe ato ajrore. Avionët pushtuan qiellin me ngjyrat e flamurit francez.

E gjithë bota e njeh paradën e 14 korrikut në Francë, si më e madhja dhe më e rregullta, ku thuajse të gjitha lëvizjet dhe manovrat janë të sinkronizuara.

Presidenti Emmanuel Macron në mesazhin e tij foli për rëndësinë e mbrojtjes dhe sigurisë. “Të veprojmë së bashku dhe të forcojmë aftësinë tonë për të vepruar kolektivisht është një nga sfidat me të cilat përballemi tani.”-tha Macron.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe liderët e tjerë europianë i janë bashkuar festimeve të sotme në Francë.