Franca hap kufirin për kamionët britanik

Kamionët-në-kufi.jpg

Franca dhe Britania e Madhe arritën një marrëveshje të martën që do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe kamionëve të mallrave të bllokuara prej dy ditësh.

Një komunikatë nga zyra e Kryeministrit Francez Jean Castex të martën, bëri të ditur se qytetarët francezë mund të kthehen në Francë nga Britania e Madhe duke filluar nga e Mërkura, por duke paraqitur përgjigjen negative të testit anticovid.

Shtetas të tjerë që jetojnë në Francë ose Bashkimin Evropian gjithashtu do të jenë në gjendje të hyjnë në Francë nga Britania e Madhe me një test negativ.

Sa i përket kamionëve me mallra, procedurat specifike për rinisjen e trafikut të tyre do të detajohen në orët në vijim.

scroll to top