Franca mund të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

Demonstrata kundër qeverisë në kryeqytetin francez një ditë më parë përfundoi me arrestimin e rreth 400 personave dhe plagosjen e 110 të tjerëve, përfshirë një numër policësh të mobilizuar për protestat.

Rreth 75 mijë qytetarë në radhët e “jelekëve të verdhë” dolën me parulla kundër rritjes së taksës së karburantit dhe kostos së lartë të jetesës.

Ndërsa një grup më i dhunshëm i vunë zjarrin të paktën 190 objekteve, makinave dhe dyqaneve.

Në javën e trerë të protestave, forcat e policisë përdorën gaz lotësjellës për t’iu përgjigjur sulmeve me gurë të protestuesve dhe sendeve të tjera të forta.

Presidenti francez, Emmanuel Macron u kthye nga samiti i G20 në Argjentinë të dielën në mëngjes dhe shkoi drejt në Arc de Triomphe për të parë dëmet e shkaktuara.

Macron i akuzoi protestuesit si persona që kërkojnë të sjellin kaos në vend, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë arsye që e justifikon dhunën e ditëve të fundit.

Protestat e së shtunës tërhoqën më pak demonstrues krahasuar se javët e kaluara.

Presidenti francez Emmanuel Macron mbajti një takim urgjent të sigurisë.

Një zëdhënës i qeverisë tha se gjendja e jashtëzakonshme mund të shpallet për të trajtuar trazirat.

Policia tha se një person tjetër vdiq në protesta duke sjellë në tre numrin e viktimave që kur protestat filluan më shumë se dy javë më parë.

 

Lër një koment