Franca ndalon me ligj përdorimin e maskave në protesta

Asambleja Kombëtare e Francës ka miratuar një ligj që ndalon mbajtjen e maskave në protesta dhe një tjetër për të ndaluar disa njerëz të veçantë për të marrë pjesë në mitingje. Veshja e një maske tani mund të rezultojë në një dënim me burg deri në një vit dhe një gjobë prej 15,000 euro.
Franca ka parë protesta që prej muajit nëntor nga lëvizja “jelekët e verdhë”.
Por policia është vënë gjithashtu nën kritika për shkak se dyshohet se ka shkaktuar lëndime të rënda te protestuesit paqësorë.
Rasti i Jérôme Rodrigues ka rindezur debatin mbi veprimet e policisë.
Rodrigues, i njohur si lideri i “jelekverdhëve”, u godit në sy gjatë një tubimi të shtunën dhe mund të humbasë shikimin./real-news.tv/