18.5 C
Tirana
E martë, 21 Maj, 2024

TË FUNDIT

Francë, ish-boksieri arrestohet pasi goditi oficerët e policisë gjatë protestës

spot_img

Protesta e ‘jelekëve të verdhë’ vijon në Francë. Në disa raste protestat kanë qenë edhe të dhunshme ku protestuesit kanë djegur dyqane dhe janë përplasur me policinë.

Protestues nga e gjitha Franca janë rikthyer sërish në protesta kundër qeverisë së presidentit Emmanuel Macron, ku mes tyre ishte dhe një ish-boksier profesionist. Bëhet fjalë për Christophe Dettinger, i cili në urën Leopold-Sédar-Senghor  dha leksione boksi për të pranishmit, ku grushtoi mbi policinë.

Një ish-boksier profesionist, video e të cilit u bë virale në fundjavë, goditi një oficer policie në një urë në Paris gjatë një proteste. Ish-boksieri është arrestuar nga policia në Francë.

I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i Ministrit të brendshëm francez, Christophe Castaner që e përshkroi sulmin si “frikacak dhe të patolerueshëm” dhe kontaktoi prokurorin publik për të hapur një hetim mbi ngjarjen./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat