33.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Francë, miratohet projektligji për dënime më të ashpra për protestuesit

spot_img

Asambleja Kombëtare e Francës ka miratuar një projektligj që përcakton dënime të ashpra kundër protestuesve.

Asambleja Kombëtare miratoi projektligjin pas votimit në Senat. Në votim, projektligji mori 210 vota “pro”, 115 “kundër” dhe 18 “abstenime”. Projektligji para se të hyjë në fuqi do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese e Francës.

Ministri i Brendshëm, Christophe Castaner në një deklaratë ka mbrojtur idenë e tij se ky projektligj nuk është fillimi i praktikave arbitrare dhe se rishikimi i tij nga Gjykata Kushtetuese do të eliminojë të gjitha dyshimet.

Për të parandaluar ngjarjet e dhunshme në protestat e “jelekëve të verdhë”, qeveria përgatiti projektligjin i cili parashikon dënime të ashpra ndaj protestuesve.

Në muajin janar asambleja miratoi nenet që lejojnë dënimin me një vit burg dhe një gjobë prej 15 mijë euro për protestuesit që vendosin “maska” gjatë protestave.

Projektligji vjen pas protestave anti-qeveritare të ”jelekëve të verdhë” kundër presidentit francez Emmanuel Macron./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat