fbpx

Frendo flet për studentët, kritikon Ramën

studentet-3_1545769467-4192839.jpg

Arkipeshkvi i Arkidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, George Frendo, ka qenë i ftuar në televizionin A2, ku ndër të tjera ka folur edhe për protestën e studentëve, për të cilën ai bëri edhe një letër publike pak ditë më parë në mbështetje të tyre.

Imzot Frendo tha dialogu është i domosdoshëm por ‘dialog nuk do të thotë monolog’.

“Unë nuk flas si politika, por si një person që e do këtë vend dhe të mirën e këtij vendi. Unë edhe në deklaratën time kam folur për dialog. Por duhet të jemi të qartë se çfarë do të thotë dialog. Dialogu nuk është monolog.

Unë flas me ty, por çfarë kam ndërmend do të imponojmë. Dialogu nuk është as kompromis. Dialogu kërkon një hapësirë për të vërtetën dhe atë që është e drejtë. Domethënë është dëgjimi dhe vlerësimi i arsyeve të njëri-tjetrit”, u shpreh Frendo. /Real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *