Frika nga virusi kinez, SHBA tërheq stafin nga ambasada e saj në Wuhan

Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr stafin e saj dhe familjet e tyre nga konsullata në Wuhan, nga frika e përhapjes së koronavirusit të ri që shpërtheu në qytet.

Një zëdhënës i ambasadës deklaroi sot se urdhri u dha për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit të ri, problemeve logjistike të shkaktuara nga mbyllja e sistemit të transportit publik dhe spitalet e mbingarkuara në qytet.

Virusi misterioz i ka marrë jetën 25 personave dhe vetëm në Kinë raportohen mbi 830 të prekur.