Frika për valën e dytë të COVID/ eksperti amerikan: SHBA, ende në fazën e parë

fauci.jpg

Zyrtari i lartë i Institutit të Shëndetit Publik në SHBA, dr. Anthony Fauci ka paralajmëruar që vendi është ende në valën e parë të infeksioneve.

Kjo deklaratë erdhi pasi në 6 shtete të SHBA-së u raportuan numra rekord të rasteve të reja në kohën kur masat kanë nisur të lehtësohen.

Dr. Anthony Fauci, kreu i Task-Forcës COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë shprehu shqetësimin për 6 shtetet që sot raportuan rekorde infeksionesh.

Fauci gjithashtu nuk ngurroi të thoshte që ai personalisht nuk do të merrte pjesë në tubimin e parë politik të Donald Trumpit të shtunën në Oklahama, pasi rreziku është i lartë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303