fbpx

Frikë dhe panik te vajza/ Si e përndiqte 41-vjeçari të renë, denoncohet ngjarja e ndodhur në Tiranë

auto_perndjekje1475772149.jpg

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në fundmi në zonën e Kombinatit në Tiranë. Raportohet se një 41-vjeçar i cili ka qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, ka përndjekur një 28-vjeçare.

Ka qenë e reja që ka denoncuar ngjarjen, teksa në dëshminë e saj thuhet se i ka krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Një pjesë nga njoftimi i policisë:

Sipas burimeve zyrtare, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. N., 41 vjeç, pasi duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi” është larguar nga vendi i qëndrimit dhe ka përndjekur një 28-vjeçare.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303