3 persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, pasi akuzohen se kanë vjedhur 12 dritare në fshatin Vitromiricë të Pejës.
“Policia e Kosovës, Stacioni Policor nё Pejё, me datёn 23.12.2020, ka pranuar njё informacion se nё fshatin Vitomiricё- Pejё, ka ndodhur njё rast Vjedhje e Rёndё. Sipas ankuesit iu janё vjedhur dymbёdhjetё (12) dritare nё vlerё prej njё mijё e dyqind (1200) euro.
Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejё, pas njё pune intensive operativo-hetimore nё datën e njёjtё, ka arritur tё identifikoj dhe arrestoj tё dyshuarit:
J.F. lindur me 1994
F.L. lindur me 1987
S.B. lindur me 1992
Tё dyshuarit 1 dhe 2, pas intervistimit me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ndalohen pёr 48- orё,ndёrsa i dyshuari i tretё ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt
Dritaret e vjedhur pas konfiskimit iu janё kthyer pronarit legjitim”, ka njoftuar PK-ja.